Policia në qytetin e New Yorkut ka arrestuar sot, një person të dyshuar për vrasjen e 10 udhëtarëve, në një stacion metroje në Brooklyn.
Frank James, 62 vjeç, u shpall nga policia si “person me interes” të martën, pas sulmit, duke e nisur një kërkim masiv për të, raporton New York Times.
Sot, zyrtarët deklaruan se James ishte i vetmi i dyshuar për të shtënat, në të cilat 23 persona u plagosën, 10 prej tyre humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri.
Rasti riktheu në qendër të vëmendjes thirrjet për ta trajtuar dhunën në sistemin e transitit të qytetit.
Sipas policisë, i dyshuari shpërtheu dy granata tymuese dhe hapi zjarr me një pistoletë në stacionin “36th Street” të Brooklynit, të martën në mëngjes.
I dyshuari raportohet se u kap nga policia teksa po ecte në rrugët e Manhatanit.