image Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Pejë

Siguri

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Pejë

news image

Më 20 shkurt të këtij viti kishte tentuar të kryejë një vrasje, por një i dyshuar nga Peja nuk ia arriti qëllimit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet tregojnë se mbrëmë, i dyshuari ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës.

Sinjali merr vesh nga burimet se tentim vrasja kishte ndodhur në rrugën “Kurt Abazi” në Pejë.

Dje, më 11 mars rreth orës 12:40, siç bëjnë të ditura burimet e Sinjali në Polici, është arrestuar i dyshuari dhe pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/