image Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Fushë-Kosovë

Siguri

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Fushë-Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë vepër i arrestuari dyshohet se e ka kryer paraditen e djeshme, rreth orës 10:00, në “Lagjen 28” në Fushë-Kosovë.

Policia njofton se i dyshuari pasi që është intervistuar, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/