image Arrestohet Hoxha i Drenasit, Osman Musliu

Siguri

Arrestohet Hoxha i Drenasit, Osman Musliu

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 14:30,në rrugën “Ilaz Kodra”, në Drenas, janë arrestuar dy persona pas një përleshje që ka ndodhur në një lokal, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se njëri prej të arrestuarve është imami nga Drenica, Osman Musliu, i cili dyshohet se ka sulmuar një person në zyret e Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Më datë 24.11.2020  rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën për një përleshje të ndodhur brenda një objekti  në rrugën ‘Ilaz Kodra’, në Drenas. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para ka ngritur versionin e hetimit se një fjalosje në mes të  dy të dyshuarve njëri 48 dhe tjetri 58 vjeç, ka përfunduar ne përleshje fizike mes tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e arrestit policor dhe janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh./Gazeta Sinjali/