image Haradinaj shtron iftar për Bashkësinë Islame në AAK

Kosovë

Njoftim/ Haradinaj shtron iftar për Bashkësinë Islame në AAK

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shtruar sot një iftar në selinë e partisë për prijësit e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku prezent ishin kryeimami Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Haradinaj, në njoftimin publik, ka thënë se ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në periudha të ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës.

“Si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës, kam shtruar iftar, për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj, duke porositur që të kujtohen vlerat më kulmore të Islamit gjatë krizës pandemike, ka uruar agjërim të lehtë për besimtarët në ditët e mbetura të Ramazanit.

“Sidomos gjatë kësaj krize pandemike, vlerat më kulmore të Islamit, në thelb na kujtojnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët dhe të ruajmë virtytet tona unike e të dëshmuara, të bujarisë dhe mëshirës. Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiroj agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit”, ka shkruar ai./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1789003371224069?xts%5B0%5D=68.ARChNfryh768gPZ-Dav-dxTJgTt9fcxF2_2IxUSrLQrbLP1KSiWli7Y6t8xZvGIDbr6ivXzMf_oAO-kKMF0x4yTyxguyAXRdcdBa7H3vs_Xrcy-C8lIBMmm3vF3vLGF_2ehcc8itfeNlRFZgUv-nHgDfud7uwbMAWNmShWSLwDRx2Qpjb-QqAVUovXdVLvg7i-XRFjq0B3tflzzrSHTyniMVHvMGJbXXyupGDaAF59UGbiVYJo8BbERJYvOfLw3zbJYRuioS48tBas-T60pkOZJ1FHqiDQYq1-glkaOjCpgkbjVHZilnL9fSehHctkyZlegbrKHmtp0rUMAWIE2xW8espg&tn=-R