image Arrestohet hajni që vodhi tri biçikleta në Vushtrri

Siguri

Arrestohet hajni që vodhi tri biçikleta në Vushtrri

news image

Policia e Kosovës bën të ditur se me datën 08.07.2020 rreth ores 12:15 ështe raportuar rasti vjedhje e një biqiklete në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Lidhur me këtë rast, hetuesit policor kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një person të dyshuar për perfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Arrestimi i personit të dyshuar N.M., 18 vjeqar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara, ku gjatë intevistimit i dyshuari në fjal ka pranuar që ka kryer edhe disa raste vjedhje të tjera, ku për momentin si dëshmi janë siguruar deri me tani tri biqikleta”, thuhet në njoftim.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar për procedurë të rregulltë. /Gazeta Sinjali/