Një person është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Gruaja është strehuar në shtëpi të sigurt, pasi ka thënë se nuk ndjehet e sigurt të qëndrojë në të njëjtën shtëpi me të.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë në Gjakovë.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/