Një person është arrestuar dje në fshatin Slivovë të Ferizajt, pasi që pas një mosmarrëveshje e ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima nga ky rast ka pësuar lëndime në fytyrë dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se tek i dyshuari janë konfiskuar një pistoletë dhe tetë copë fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë. I dyshuari për shkak të dyshimit se ishte rrahur me viktimën kishte pësuar lëndime në fytyrë ka pranuar tretman mjekësor, kurse me urdhër të prokurorit lënda procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta Sinjali/