image Arrestohet edhe një person për vrasjen e 31-vjeçarit te ‘Kobra City’ në Prizren

Siguri

Arrestohet edhe një person për vrasjen e 31-vjeçarit te ‘Kobra City’ në Prizren

news image

Është arrestuar edhe një person tjetër për vrasjen e Visart Cengut, të martën e 3 janarit, në lokalin “Kobra City”.

Arestimi është konfirmuar nga Policia e Kosovës i cili me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i arrestuari është Roland Susuri, i cili dyshohet se ka nisur i pari sherrin aty.

Policia kanë njoftuar se lidhur me vrasjen e rëndë në Prizren e cila kishte ndodhur me 03.01.2023 rreth orës 04:00 është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren

SIpas Policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Gazeta Sinjali kishte raportuar se pushimet të cilat kishte ardhur t’i kalonte në vendlindje për festat e fundvitit, dolën të jenë tragjike për Visart Cengun. 31-vjeçari nga Kukësi i Shqipërisë, por që tash e një kohë jetonte dhe vepronte në Francë, mbeti i vrarë orët e para të mëngjesit të së martës pas të shtënave me armë zjarri në dalje të lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.

Keq e pësoi edhe miku i tij, 27-vjeçar, Rufgen Shehu, i cili mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetë. E armën dyshohet se e shkrepi pikërisht pronari i lokalit, personazhi i njohur kontrovers, Dibran Hoxhaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se motiv i këtij konfliktit dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat. Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë të të hollave.

Këtë e ka konfirmuar edhe prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Nazan Shero, e cila i tha Gazetës Sinjali dje se shuma prej 400 eurosh është përmendur edhe nga dëshmitarët si një motiv i mundshëm për vrasjen.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/