image Arrestohet edhe një bashkëpunëtor i “Ciprrës”

Siguri

Arrestohet edhe një bashkëpunëtor i “Ciprrës”

news image

Është arrestuar edhe bashkëpunëtori i Besim Hajdarit, i cili i kishte ndihmuar këtij të fundit që të arratisej nga policia.

Dje Sinjali ka raportuar për arrestimin e Hajdarit, i njohur si “Ciprra”, derisa policia e konsideronte si një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë.

Ndërsa sot, në raportin 24 orësh të policisë thuhet se bashkëpunëtori i tij është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në Podujevë, më 16 prill është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka ndihmuar të dyshuarit tjetër derisa ishte në arrati duke e dërguar në lokacione të ndryshme. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ne raportin e PK-së.

“Ciprra” në anën tjetër, ishte i përfshirë në një plagosje të ndodhur në Podujevë 27 dhjetorin e vitit të kaluar.

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht se Hajdari ishte i dyshuari për plagosjen e dy personave në sheshin “Zahir Pajaziti”, mbrëmjen e asaj dite.

Ai madje kishte shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor. Më pas, kishte arritur t’ju ikte policëve.

/Gazeta Sinjali/