Një dhunë familjare mësohet të ketë ndodhur dje në Gjakovë, më konkretisht në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit në Policinë e Kosovës kanë bërë me dije se dhuna ka ndodhur ndaj dy prindërve.
Sinjali ka mësuar se djali ka ushtruar dhunë fizike dhe po ashtu psikike ndaj nënës dhe babait.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.