Sot rreth orës 13:00, një burrë i moshës 70 vjeçare është arrestuar në Graçanicë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, 70-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, katër karikatorë dhe 52 fishekë.
I dyshuari me inicialet G.N, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Ai dyshohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”.