42-vjeçari me inicialet M.L, është arrestuar në Gjakovë pasi i njëjti dyshohet se kishte vjedhur pesë pasaporta familjare si dhe veshmbathje nga vetura.
Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe i njëjti është arrestuar sot gjatë orës 14:30.
Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se dokumentet dhe gjërat e vjedhura i janë kthyer pronarit.
“Me datë 14.07.2021 në ora 08:00, në stacionin policor në Gjakovë është raportuar një rast i klasifikuar vjedhje i ndodhur në rrugën ,,Besim Bistrazhini” në Gjakovë. Ankuesi kishte raportuar se nga vetura ju kishin vjedhur pesë pasaporta familjare si dhe veshmbathje. Pas një pune intensive operativo hetimore hetuesit e Sektorit të Hetimeve nga Stacioni Policor në Gjakovë kanë arritur që brenda ditës të identifikojnë personin e dyshuar dhe i njëjti është arrestuar në ora 14:30. 1. M . L, m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur 1979.
Hetuesit policor kanë arritur të sigurojnë edhe dokumentet dhe gjërat e vjedhura të cilat i janë kthyer pronarit”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe me urdhër të së cilit personi i dyshuar për kryerje të veprës penale ,,Vjedhje ” mbahet në ndalim policor për 48 orë. /GazetaSinjali/