image Arrestohet 32-vjeçari në Skenderaj, organizonte lojëra fati në bodrumin e shtëpisë

Siguri

Arrestohet 32-vjeçari në Skenderaj, organizonte lojëra fati në bodrumin e shtëpisë

news image

Policia e Kosovës në Skenderaj, në orët e para të së dieles, ka realizuar një kontroll në një shtëpi dhe në objektet përcjellëse të saj, ku në bodrumin e kësaj shtëpie, janë hasur gjashtë persona duke luajtur bixhoz.

Këta persona, në tavolinën e tyre kishin 294 çipa për lojëra fati, tri palë letra bixhozi dhe një fletore xhepi për mbajtjen e evidencës së lojërave të fatit.

Përveç shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, Policia e Kosovës ka kontrolluar shtatë automjete që ndodheshin në oborrin e shtëpisë, ku në njërën prej veturave është gjetur një sprej kimik dhe një shufër gome, të cilat do të procesohen si prova materiale.

May be an image of indoor

Lidhur me rastin, në cilësi të dyshuarit është arrestuar pronari i shtëpisë B.SH., 32 vjeçar dhe pronari i automjetit S.B., 23 vjeçar, te dy shtetas të Republikës së Kosovës“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas procedurës së intervistimit, ndaj pronarit të shtëpisë është iniciuar rasti për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa ndaj pronarit të automjetit është iniciuar rasti: “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/