Një 32-vjeçar nga fshati Pjetërshticë i Shtimës, është arrestuar mbrëmë pak para mesnatës.
Sinjali mëson se mbrëmë rreth orës 23:38, Policia e Kosovës është njoftuar për një rast dhune në familje, që kishte ndodhur në atë fshat.
Me të marr informacionin, Patrulla policore së bashku me shefin e operatives, kishin arritur në lokacion dhe kanë kontaktuar viktimën (emër i njohur për redaksinë) e moshës 61 vjeçare.
Siç mëson Sinjali nga burime brenda Prokurorisë, viktima ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij 32 vjeçar.
Burimet e Sinjalit në Prokurori tutje thonë se deri te dhuna në familje kishte ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje familjare rreth një veture që i dyshuari pretendon se e kishte blerë.
I dyshuari i cili punon në botën e jashtme, përmes telefonit e kishte kanosur babain e tij me fjalët “kur të vij në shtëpi kam me ju kallë të gjithëve, me shtëpi dhe veturë”.
Deri tek rrahja zënka kishte ardhur kur i dyshuari kishte shkuar në shtëpi për ta kërkuar veturën mirëpo babait i tij nuk ia kishte dhënë e që i dyshuari merr një lopatë për ta hapur derën e garazhës ku edhe e kishte dëmtuar atë.
Me rastin është marr njësiti i dhunës në familje ku edhe është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelorë në Ferizaj.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë në Qendrën e ndalimit në Gjilan, rasti po trajtohet nga Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime.