image "Gjahut" të ukrainasve nuk iu shpëtojnë as diversantët, 127 të arrestuar vetëm në Kiev - Sinjali

“Gjahut” të ukrainasve nuk iu shpëtojnë as diversantët, 127 të arrestuar vetëm në Kiev

news image

Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 diversantë, përfshirë 14 grupe infiltrimi, që nga fillimi i pushtimit rus, thotë kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Mykola Zhyrnov.

Zhyrnov thotë se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim, shkruan BBC.

Ato janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pika të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera, duke përfshirë ato për zjarr“, thotë Zhyrnov, sipas agjencisë së lajmeve Unian.

Me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, thotë ai, madje edhe për një mbrojtje afatgjatë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin