image Arrestohet personi që vendosi bombën në Taksim të Stambollit

Evropë

Arrestohet personi që vendosi bombën në Taksim të Stambollit

news image

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur në një shpërthim në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit, kanë thënë autoritetet turke.

Dhe tani siç raportohet, një i dyshuar tani është arrestuar, ka thënë shefi i policisë turke, përkatësisht ministri i Brendshëm.

Suleyman Soylu ka bërë të ditur se një person i dyshuar se kishte lënë bombën ishte arrestuar nga policia dhe akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për përgjegjësi.

PKK është një grup militant që bën thirrje për një shtet të pavarur kurd brenda Turqisë. BE dhe SHBA e konsiderojnë atë si një organizatë terroriste, shkruan BBC.

/GazetaSinjali/