image Arrestohet 32-vjeçari në Shtime, i shkaktoi dhunë psikike gruas së tij

Siguri

Arrestohet 32-vjeçari në Shtime, i shkaktoi dhunë psikike gruas së tij

news image

Stacioni policor në Shtime sot ka arrestuar një person me dyshimin se i shkaktoi dhunë psikike gruas së tij.

“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet L.V (M.K) i moshës 32 vjeçar , i cili në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij me inicialet  A.V (F/K) e moshës 27 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me këtë është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/