Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën ‘Qazim Berisha’ në Prizren, pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje duke sulmuar fizikisht vëllain e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari 30-vjeçar është i njohur për Policinë, pasi që vuan nga një sëmundje mendore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në ndalim policor për 48 orë në qendrën e ndalimit në Prizren.
Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’.