image Arrestohet 28-vjeçari nga Kosova pasi tentoi ta korruptonte policin shqiptar me 20 euro në Morinë

Shqipëri

Arrestohet 28-vjeçari nga Kosova pasi tentoi ta korruptonte policin shqiptar me 20 euro në Morinë

news image

Një 28-vjeçar, nga Kosova, është vënë në pranga nga policia e Shqipërisë në autostradën Milot-Morinë, pasi tentoi të korruptonte një punonjës të Policisë Rrugore.

Policia bën të ditur se punonjësit e Policisë Rrugore kanë konstatuar një parakalim të gabuar nga një drejtues automjeti duke rrezikuar përfshirjen në aksident rrugor.

Gjatë momentit që punonjësit e Policisë po i kontrollonin dokumentacionin dhe po i komunikonin shkeljen dhe masën administrative drejtuesit të mjetit “Audi”, shtetasit  Gj. T., 28 vjeç, banues në Kosovë, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu dhënë një kartëmonedhë 20 euro.

Policia ka bërë shoqërimin e këtij shtetasi në DVP Lezhë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar kanë bërë arrestimin e 28-vjeçarit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të kufizojnë shpejtësinë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, por të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. /Gazeta Sinjali/