Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person me inicialet M.A, 28 vjeçar i kërkuar nga policia në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj me dënim burgimi prej 1 muaj.
I kërkuari pas kompletimit të dokumentacionit, është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës“, thuhet në njoftimin e Policisë./GazetaSinjali/