image Arrestohet 22-vjeçari në Gjilan, dyshohet se kreu dy grabitje

Siguri

Arrestohet 22-vjeçari në Gjilan, dyshohet se kreu dy grabitje

news image

Një 22-vjeçar është arrestuar sot në Gjilan për një grabitje që dyshohet se e ka kryer më 14 janar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë njoftuar nga Policia e rajonit të Gjilanit.

Më 14 janar grabitja ka ndodhur në rrugën “Avdulla Presheva”, në Gjilan konkretisht në një market, ku i dyshuari ka marrë para afër 150 euro.

I njëjti person dyshohet se e ka kryer edhe një grabitje tjetër më 20 janar, ku ka marrë 600 euro nën kërcënimin e thikës.

Pas identifikimit, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit G.A (1999), ku ka gjetur para në vlerë prej 405 euro dhe një thikë që dyshohet se janë përdorur në grabitjen e dytë.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

/GazetaSinjali/