image Arrestohet 19-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prizren

Siguri

Arrestohet 19-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prizren

news image

E.K., i lindur në vitin 2002 ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer vjedhje të rëndë në një kafene në rrugën “Xhevë Lladrovci”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

19-vjeçari dyshohet se të martën ka thyer dhe dëmtuar një kafene dhe me të hyrë brenda lokalit, ia kishte vjedhur portofolin me para pronarit të kafenesë.

“Zyrtarët policorë kishin filluar hetimet për dëmtim prone dhe rasti ishte cilësuar vjedhje e rënde, gjatë verifikimit të zonës dhe identifikimit të kryerësit të kësaj vepre, hetuesit kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit. Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshimti E.K,  i lindur në vitin 2002″, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Prokurori i rastit ka lëshuar aktvendim që 19-vjeçari të ndalohet për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/