image Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës

Kosovë

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës

news image

Tre zyrtarë  të Komunës së Prishtinës janë arrestuar pak minuta më parë nga Policia e Kosovës. Arrestimi i tyre është bërë lidhur me ngjarjen e ditës së djeshme ku është bllokuar rruga tek Pallati i Drejtësisë për shkak të shembjes së dheut.

Gazeta Sinjali, nga burimet e veta merr vesh se tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar pak minuta më parë dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestimi i tyre lidhet me ngjarjen e djeshme. Bejtush Gashi poashtu ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme për shkak se si pronar i objektit afër Pallatit të Drejtësisë kishte shkaktuar rrezikim të përgjithshëm.

Inspektorati Komunal gjatë ditës së djeshme kishte bllokuar rrugën afër Pallatit të Drejtësisë për shkak se kishte pasur rrëshqitje të dheut. Kjo rrugë është bllokuar dhe janë duke u përdorur vetëm rrugët alternative.

Po ashtu përveç zyrtarëve komunal në mbajtje është dërguar edhe Bejtush Gashi./Sinjali/