image Grabitje në Fushë Kosovë, të dyshuarit janë tre të mitur

Siguri

Grabitje në Fushë Kosovë, të dyshuarit janë tre të mitur

news image

Rastet e grabitjeve nuk kanë të ndalur nëpër qytete të ndryshme në Kosovë, ku po pësojnë qytetarë të shumtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë ku Policia ka arrestuar tre të mitur, për shkak se ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Grabitje”.

Sipas policisë, ata kishin kryer një grabitje në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Pas arrestimit, Policia i ka kthyer viktimës gjësendet e grabitura, ndërsa tre të miturit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/