image Arrestohen tre persona në Prizren, shisnin substanca narkotike (Foto)

Siguri

Arrestohen tre persona në Prizren, shisnin substanca narkotike (Foto)

news image

Policia arrestoi në flagrancë tre persona në Prizren, pasi që të njëjtit dyshohej që shisnin substanca narkotike të llojit marihuanë, shkruan Gazeta Sinjali.

Tre personat e dyshuar janë O.SH., 24-vjeçar, F.B., 33-vjeçar dhe H.SH. 26-vjeçar.

Policia gjatë realizimit të operacionit policor ka konfiskuar si provë materiale:

Njëzet e tetë (28) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 21.44 gramë;

Mbetje e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.44 gramë;

Një peshore elektronike me mbishkrimin “Pocket Scale”;

87qese të zbrazura plastike;

Një qese plastike ngjyrë e bardhë, brenda saj ishin disa dëshmi,

Një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 20.74 gramë;

Një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 315.38 gramë;

Mbetje e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 99.74 gramë ( brenda me qese dhe cigare të përdorura);

Një qese plastike me substancë të dyshuar  narkotike të llojit marihuanë me peshë 12.66 gramë;

Një kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 374.79 gramë;

Një motor pa targa, me çelsa të motorit dhe çelësi i lokalit që është shfrytëzuar nga njëri prej të dyshuarve të arrestuar (O.SH).;

Një telefon celular ‘Samsung‘ pronë e të dyshuarit  O. SH.;  

Një telefon mobil ‘Iphone 12’.

Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 850.56 gramë substancë e dyshuar marihuanë e cila ishte e ndarë në paketime të vogla.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge” .

Ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i tretë me urdhër të prokurorit të shtetit në Prizren i dorëzohet stacionit policor në Prizren, për procedurë të mëtutjeshme hetimore lidhur me veprën “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. /GazetaSinjali/