Tre persona janë arrestuar sonte në Gjakovë, pasi të njëjtit kanë qenë pjesë e një mosmarrëveshje në rrugën “Ali Ibra”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ku thuhet se ka pasur vetëm mosmarrëveshje verbale mes personave, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes me ç‘rast tre persona janë shoqëruar për në stacion policor për intervistim. Të tre personat kanë deklaruar se kanë pasur një mosmarrëveshje verbale”, tha Podrimaj./Gazeta Sinjali/