image Arrestohen tre hajdutët që gjatë vitit 2020 vodhën mbuloja bakri të një varri në Pejë

Siguri

Arrestohen tre hajdutët që gjatë vitit 2020 vodhën mbuloja bakri të një varri në Pejë

news image

Gjatë vitit 2020, më konkretisht më 2 shkurt dhe 13 mars të atij viti, kishte ndodhur një vjedhje e rëndë në varrezat e Gorazhdecit në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se Policia për këtë rast u informua menjëherë por deri tash, nuk kishte rënë në gjurmët e hajdutëve.

Burimet e Sinjalit kanë treguar se tre persona që dyshohen për këtë vjedhje, u arrestuan së fundmi. Ata dyshohen për vjedhje të mbulojave nga bakri në një varr në këtë fshat.

Të njëjtit, janë dërguar menjëherë në mbajtje. /Gazeta Sinjali/