Gjatë vitit 2020, më konkretisht më 2 shkurt dhe 13 mars të atij viti, kishte ndodhur një vjedhje e rëndë në varrezat e Gorazhdecit në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se Policia për këtë rast u informua menjëherë por deri tash, nuk kishte rënë në gjurmët e hajdutëve.
Burimet e Sinjalit kanë treguar se tre persona që dyshohen për këtë vjedhje, u arrestuan së fundmi. Ata dyshohen për vjedhje të mbulojave nga bakri në një varr në këtë fshat.
Të njëjtit, janë dërguar menjëherë në mbajtje. /Gazeta Sinjali/