image Arrestohen të dyshuarit në Pejë që këmbyen 5 mijë dollarë false në euro

Siguri

Arrestohen të dyshuarit në Pejë që këmbyen 5 mijë dollarë false në euro

news image

Janë arrestuar dy persona që gjatë së shtunës dyshohet se kanë mashtruar dy këmbimore në Pejë me para false, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar menjëherë të dielën lidhur me rastin, se si dy të dyshuarit me 5 mijë dollarë të falsifikuara arritën të marrin 4 mijë e 50 euro nga dy këmbimore.

Sinjali nga burimet ka mësuar se të njëjtit janë identifikuar dhe janë arrestuar.

Burime të Gazetës Sinjali, persona të afërt me pronarët e lokaleve patën njoftuar ditën që ka ndodhur rasti se të dyshuarit kishin shkuar së pari në këmbimoren “INDRITI” ku kishin këmbyer 2 mijë e pesëqind dollarë, të cilat i kishte në kartëmonedha 50 dollarëshe me 2 mijë e 37 euro.Ndërsa, në një diferencë hiç më të madhe se 25 minuta, ata kishin shkuar në lokalin këmbimor “KEMI”, ku kishin këmbyer të njëjtën shumë, prej 2 mijë e pesëqind dollarëve.

/Gazeta Sinjali/