Të paktën katër persona raportohet se janë arrestuar nga policia në Vjenë që dyshohen të jenë pjesëmarrës në sulmin e sotëm në një Sinagogë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmet nuk janë konfirmuar nga policia ndërsa mediat lokale thonë se të paktën 4 persona u arrestuan.
Gjithashtu po raportohet për 6-7 persona të marrë peng, por asgjë deri më tani nuk është konfirmuar.
Sonte ka pasur të shtëna me armë zjarri pranë sinagogës në qendër të Vjenës. /Gazeta Sinjali/