image Arrestohen katër kosovarë për vjedhje në Austri

Siguri

Arrestohen katër kosovarë për vjedhje në Austri

news image

Katër kosovarë janë arrestuar nga policia austriake më 27 shtator duke tentuar për një vjedhje tjetër.

Të arrestuarit janë dy 34 vjeçarë dhe dy 35 vjeçarë, të gjithë shtetas kosovarë.

Disa vjedhje kanë ndodhur që nga muaji gusht i këtij viti në zyrat e një rrjeti supermarketesh në Austri dhe Salzburg.

Raportohet se mënyra se si janë futur ata në zyrat e këtyre supermarketeve tregon për një përgatitje profesionale.

Hyrjen brenda këtyre zyreve e kanë bërë përmes mureve dhe shënjestrat e kryerësve të vjedhjeve ishin kasafortat me para, përcjell albinfo.at.

Njëri prej të arrestuarve ishte i kërkuar me urdhër arrest evropian. Një tjetër i arrestuar iu është ndaluar të qëndrojë në Austri përshkak të krimeve të mëparshme të vjedhjes.

I njëjti i cili kishte urdhër arrest, kishte kryer një numër vjedhjesh nëpër shtëpia të ndryshme në Austri në vitin 2015 dhe deri më tash nuk kishte arritur të bie në dorë të policisë. Kurse personi tjetër i arrestuar ishte ilegalisht, pa leje qëndrimi në Austri.

Të arrestuarit u dërguan në burgun e Welsit me 28 shtator 2021.

Dëmi i shkaktuar nga vjedhjet deri më sot është i konsiderueshëm dhe arrin një shumë prej pesë shifrash./GazetaSinjali/