image Arrestohen edhe dy persona për publikimin e pamjeve të aksidentit fatal në Gjilan

Kosovë

Siguri/ Arrestohen edhe dy persona për publikimin e pamjeve të aksidentit fatal në Gjilan

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy të dyshuar për incizimin dhe publikimin e pamjeve të aksidentit mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, si pasojë e të cilit vdiq një 26-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Policisë së Kosovës, se të arrestuarit janë B.C., (1979), pronari i furrës afër të cilës kishte ndodhur aksidentit dhe F.S., (1983), punonjës i një mediumi.

Sipas këtyre burimeve, B.C., kishte marrë pamjet e aksidentit nga incizimi i kamerave të sigurisë të furrës së tij dhe ia kishte dërguar të dyshuarit F.S., i cili pas pak i kishte publikuar në një medium ato pamje.

B.C, dhe F.S., (emra të njohur për redaksinë) janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

Po ashtu, Gazeta Sinjali mëson se dy të arrestuarit, pas intervistimit në praninë e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajte për 48 orë.

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për arrestimin e një personi tjetër, i cili kishte hyrë live në facebook me pamje nga ky aksident./Gazeta Sinjali/