image Arrestohen dy të dyshuar për grabitjen e një filiali të IPKO-s në Pejë

Siguri

Arrestohen dy të dyshuar për grabitjen e një filiali të IPKO-s në Pejë

news image

Gazeta Sinjali me datë 06 maj ka raportuar se një filial i telefonisë IPKO në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë ka qenë cak i hajnave.

Lidhur me këtë rast, sot Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuarit. Siç ka bërë të ditur policia, të arrestuarit janë A.H dhe D.T.

Dy të dyshuarit kishin grabitur nga arka shumën prej 350 eurove.

Më datë 05. 05. 2021, rreth orës 19:48, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se në  filialin e telefonisë  IPKO në rrugën Bekim Berisha ne Pejë, dy persona të pa njohur, të maskuar e nen kërcenim të armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej treqind e pesëdhjetë (350) Euro.  Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.  Pas një pune Operative nga ana e hetuesve Rajonal  me datë kanë arritur  të identifikojnë dhe arrestojnë  të dyshuarit: A. H. i lindur më 1996 dhe D. T. i lindur më 2001″, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia ka njoftuar se të dyshuarve iu janë bastisur shtëpitë ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62 mm, një karikator dhe dymbëdhjetë copë fishek si dhe një armë gjahu gjysmë automatike./Gazeta Sinjali/

SONY DSC