image Arrestohen dy shqiptarë në Zvicër, u kapën duke punuar “pa letra”

Diasporë

Arrestohen dy shqiptarë në Zvicër, u kapën duke punuar “pa letra”

news image

Dy shqiptarët 24- vjeçar dhe 29 vjeçar, të cilët ndodheshin ilegalisht në Zvicër, u arrestuan nga policia kantonale e Thurgaut.

Arrestimi i tyre u bë gjatë ditës së premte kur Policia kantonale e Thurgaut kapi dy shqiptarët në Schlattingen derisa po punonin në një kantier ndërtimi paligjshëm.

Inspektorët e punës nga Zyra për Çështje Ekonomike dhe Punës kanë kryer në mëngjes një inspektim në një kantier ndërtimi në Dorfstrasse, kur edhe u kapën dy personat e lartë cekur, shkruan polizerinews.ch.

Ata dhe punëdhënësi i tyre do të raportohen në zyrën e prokurorit publik përgjegjës.

/GazetaSinjali/