I tradhtuan telefonat celularë, me të cilët merrnin porosinë për kokainën që shpërndanin.
Policia italiane e Aquila, arrestoi dje dy shqiptarë, A.P. 29 vjeç dhe B.D. 30 vjeç.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, kjo nuk ishte hera e parë që dy të shqiptarët ishin arrestuar.
Herën e parë ata u arrestuan në muajin shkurt, po për shpërndarje droge në doza të vogla, por ishin lënë të lirë dhe mbaheshin nën vëzhgim.
Por, telefonat e tyre ishin vënë në përgjim.
Kështu, porositë në telefonat celularë dhe takimet e shpeshta për dorëzimin e mallit, sollën arrestimin e tyre.
Nga hetimet e kryera rezultoi se shqiptarët e shisnin një gramë kokainë, deri në 100 euro.
Telefonatat, gjurmimet telefonike dhe dëshmitë, çuan në prangosjen e shqiptarëve.
Shqiptarët tentuan që t’i shpëtonin policisë duke u larguar me një makinë ‘Alfa 156’, por përforcimet e karabinierëve çuan në prangosjen e tyre./Gazeta Sinjali/