image Arrestohen dy punonjës të agjensionit turistik nga Peja, dyshohen për falsifikim të testit antiCOVID

Siguri

Arrestohen dy punonjës të agjensionit turistik nga Peja, dyshohen për falsifikim të testit antiCOVID

news image

Dy punonjës të agjensionit turistik “Euro Fly” nga Peja janë arrestuar dhe u është caktuar masa e ndalimit 48-orësh. Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Mund të konfirmoj se dy persona janë arrestuar dhe u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Gashi për Sinjalin.

Sipas Gashit, ata dyshohet se lëshuan një dokument të falsifikuar për një person, lidhur me testimin për koronavirus.

Ata dyshohen për lëshimin e një certifikate të testit PCR, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, ka deklaruar Gashi.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për rastin.

/Gazeta Sinjali/