image Arrestohen dy punëtorë të KEDS-it, dyshohen se ia kërkuan pejanit nga 100 euro

Kosovë

Siguri/ Arrestohen dy punëtorë të KEDS-it, dyshohen se ia kërkuan pejanit nga 100 euro

news image

Dy punëtorë të KEDS-it, G.G. i lindur në vitin 1965 dhe B.Th. i lindur më 1974, janë arrestuar sot nën dyshimin se ia kanë kërkuar nga 100 euro pejanit.

Siç njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali, viktima ka raportuar se dy të dyshuarit (punëtor të veshur me uniformë të KEDS-it, kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe i kanë thënë ‘Ti po harxhon rrymë shumë’.

“Viktima është përgjigjur se e ka nxemjen qendrore me rrymë dhe kjo është arsyeja pse faktura është e madhe. Të dyshuarit nga viktima kanë kërkuar, secili nga 100 €. Viktima ka pranuar ofertën e të dyshuarve dhe pasi e kanë lënë vendtakimin me të dyshuarit për dhënien e parave, ai ka raportuar rastin në stacionin policor në Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pasi janë intervistuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, të dyshuarve  u është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë. /Gazeta Sinjali/