image Arrestohen dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në Prishtinë

Siguri

Arrestohen dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës, Sektori Qendrorë i Hetimeve (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara  të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti i përgjithshëm Prishtinë, sot kanë identifikuar dhe  arrestuar dy persona të dyshuar, nën  dyshimin se të njëjtat kanë  kryer veprat penale si “Mundësim ose detyrim në prostitucion dhe Bashkëkryerja”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në komunikatën e PK-së është bërë e ditur se gjatë realizimit të planit  policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 2 telefona mobil, 875 euro, 2000 dinar, 6.66 gram substancë narkotike e dyshuar për marihuanë.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarat  dërgohen ne ndalim për 48 orë.

Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

/Gazeta Sinjali/