image Arrestohen dy persona që dyshohen se therën me thikë të miturin në Pejë

Siguri

Arrestohen dy persona që dyshohen se therën me thikë të miturin në Pejë

news image

Policia ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë therur me thikë një të mitur, të shtunën rreth orës 22:16 në qendër të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal.

Gazeta Sinjali ka raportuar për këtë rast me pamje nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Pejë 12.09.2020–22:16. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të renda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal dhe pas operacionit gjendja e tij është stabile. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


/GazetaSinjali/