Policia ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë therur me thikë një të mitur, të shtunën rreth orës 22:16 në qendër të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal.
Gazeta Sinjali ka raportuar për këtë rast me pamje nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Pejë 12.09.2020–22:16. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të renda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal dhe pas operacionit gjendja e tij është stabile. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.