image Arrestohen dy persona për bixhoz në Gjilan

Siguri

Arrestohen dy persona për bixhoz në Gjilan

news image

Policia e Kosovës dje rreth orës 21:00, në fshatin Cërrnicë të Gjilanit, ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarve ka gjetur dhe konfiskuar dy aparatura të lojërave të fatit, pajisje kompjuterike, si dhe para të gatshme në vlerë prej 5 mijë e 115 euro si dhe 360 franga zvicerane.  

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/