Polica e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë pasi të njëjtit janë rrahur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka marr plagë në këmbë që dyshohet të jetë nga thika.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka marr plagë në këmbë që dyshohet të jetë nga thika”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas tretmanit mjekësor, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/