image Arrestohen dy persona në Vërmicë, po kontrabandonin disa afganë

Siguri

Arrestohen dy persona në Vërmicë, po kontrabandonin disa afganë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar që janë arrestuar dy persona në pikën kufitare në Vërmicë nën dyshimin se kanë kontrabanduar katër shtetas nga Afganistani.

Vetura është konfiskuar ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit me veturën e tyre janë hasur duke transportuar katër shtetas nga Afganistan. Vetura është konfiskuar ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më 25 mars është larguar nga Kosova grupi i fundit i afganëve, të cilët kanë qenë të akomoduar në kampin “Bechtel” në Ferizaj, ku kishin gjetur strehë pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët.

/GazetaSinjali/