Janë arrestuar dy persona në Prizren për marrje me prostitucion.
Kështu ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën në fjalë. Me vendim të gjykatës të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.