image Arrestohen dy persona në Han të Elezit, dyshohet se vodhën rreth 200 litra naftë

Siguri

Arrestohen dy persona në Han të Elezit, dyshohet se vodhën rreth 200 litra naftë

news image

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen për vjedhje në Han të Elezit, shkruan Gazeta Sinjali.

Personat e arrestuar janë M.K., i moshës 26-vjeçare dhe N.R., 21-vjeçar, dyshohet se në punishten e Hekurudhave të Kosovës kanë vjedhur 150 metra kabllo elektrike,  4 akumulatorë (bateri) makinash, 20 pjesë nga 3 metra të çelikut dhe rreth 200 litra derivate të naftës.

Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/