image Arrestohen dy persona në Gjilan për veprimtari të paligjshme

Siguri

Arrestohen dy persona në Gjilan për veprimtari të paligjshme

news image

Dy persona janë arrestuar sonte rreth orës 16:10 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, pasi të njëjtit dyshohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se të arrestuarit janë G.K, 38 vjeçar dhe F.L, 21 vjeçar.

Të njëjtat burime njoftojnë se të dyshuarve u janë konfiskuar mjetet të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale si: televizor, shtëpiza kompjuteri, shtypës të tiketave të bastores, monitor etj.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar. /Gazeta Sinjali/