image Arrestohen dy persona në Gjilan për posedim të substancave narkotike

Siguri

Arrestohen dy persona në Gjilan për posedim të substancave narkotike

news image

Në fshatin Kravaricë të Gjilanit, dy persona janë ndaluar nga policia dhe tek të njëjtit janë gjetur 101.2 gramë të substancës narkotike të llojit heroinë.

Banorët e këtij fshati kanë thënë për Gazetën Sinjali se kanë qenë dëshmitarë edhe të bastisjes që është kryer në shtëpinë e tyre, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjete për përpunimin, matjen dhe paketimin e substancave narkotike.

Në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar po ashtu shuma prej 120€ para të gatshme.

Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Gjilanit të cilët kanë thënë se të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/