image Arrestohen dy kosovarë në Portin e Durrësit, tentuan ta kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara

Shqipëri

Arrestohen dy kosovarë në Portin e Durrësit, tentuan ta kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara

news image

Katër shtetas janë arrestuar në flagrancë në Durrës, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër për vepra të ndryshme penale, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se ka arrestuar një 18 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim shtetasin N.N., 22 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë vjedhur në banesat e 6 shtetasve, orendi të ndryshme shtëpiake.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. E., 31 vjeç dhe H. S., 59 vjeç, qytetarë në Kosovë, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Po ashtu, është vënë nën pranga një 62-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike për motive të dobëta ndaj shtetasit A.V.

/Gazeta Sinjali/