image Arrestohen dy burra në Gjakovë pasi kishin rrahur gratë e tyre 9 muaj më parë

Siguri

Arrestohen dy burra në Gjakovë pasi kishin rrahur gratë e tyre 9 muaj më parë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë më 27 tetor, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”, raporton Gazeta Sinjali.

Të arrestuarit dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj grave të tyre.

Siç njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të dy rastet e dhunës kanë ndodhur më 27 janar 2020, ndërsa arrestimi i tyre është bërë 9 muaj më vonë.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”, ndërsa tjetri në rrugën “Skenderbeu”.

Njëri nga të arrestuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/